Partizani arriti të siguronte fitoren e dytë në këtë kampionat kundër Teutës duke shpresuar tani tek një vazhdimësi e skuadrës.

Pas kësaj fitoreje, lojtarët u ftuan nga tifozët për të bërë një “mbledhje” mes tyre. Nuk kishte festë pas triumfit të mbrëmshëm, ku tifozat preferuan t’u jepnin një mesazh skuadrës për të luftuar deri në fund.

Mesazhin që tifozat kanë komunikuar me lojtarët e kanë ndarë edhe në rrjetet sociale, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’.

“Jepni shpirtin dhe luni për tifozët, ky ishte mesazhi i përcjellë eksluzivisht për lojtarët e kuq në fund të fitores së dytë në kampionat.

Shpresojmë që të jetë pika e kthesës… Forca Partizan!”, shkruajnë Guerrils në ‘Facebook’.