Si rrallëherë në këtë sezon, trajneri Tomas Brdariç e ka të plotë grupin e futbollistëve për ndeshjen me Laçin.

Por, Liridon Latifi duhet të bëjë kujdes ndaj kurbinasve, në mënyrë që të mos humbasë ndeshjen e javës së 11-të me Teutën.

Ish-lojtari i kombëtares rezulton me tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohet ndaj Laçit i bie që automatikisht pezullohet për transfertën me durrsakët. Gjithsesi, Vllaznia ka plot alternativa për çdo rast të mundshëm.

Formacionet e mundshme:

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Mustedanagiç, A.Hoxhaj, Latifi, Aralica. Tr: Th. Brdariç.

Laçi: Dajsinani, Ignjatoviç, Veskovski, Roganoviç, Velija, Deliu, Shehu, Qato, Ziko, Mazrekaj, Guindo. Tr: M. Josa