...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREXhixho: Dinamos dhe Skënderbeut nuk i bën punë as mrekullia

Xhixho: Dinamos dhe Skënderbeut nuk i bën punë as mrekullia

Gazetari i sportit, Pano Xhixho, në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke folur për kampionatin shqiptar, u shpreh se Dinamo dhe Skënderbeun nuk i shpëton as mrekullia nga rënia nga Kategoria e Parë.

Sipas Xhixhos, tashmë lufta do të bëhet nga 3 skuadra, për të shmangur “play out”.

Gara është e hapur vetëm për zonën e Europës, pa futur Laçin. Për mbijetesën, tashmë duhet ta themi se Dinamos dhe Skënderbeut, as mrekullia nuk i bën punë. Mund të luftohet për të shmangur “play out”, ku Teuta, Kastrioti dhe Egnatia, do luftojnë për këtë.

Për zonën e Europës, Kukësi nuk fiton prej disa javësh, por të njëjtën gjë bëjnë edhe Vllaznia me Partizani. Kukësi ka ndeshje direkte me Partizanin javën e ardhshme. Distanca prej 3 pikësh mund të mbetet nëse verilindorët mbajnë një barazim.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.