Gazetari Pano Xhixho, deklaroi se humbja me Kilin, erdhi në momentin e duhur për Shqipërinë.Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho tha se kuqezinjve i duhej një mësim para Europianit, nga ana e euforisë.Sipas tij, Shqipëria është ekipi më i dobët në grupin e Europianit.

“Ne shqiptarët, dallohemi që kemi amplituda të frikshme, sikur të mburrim, ashtu edhe kur kritikojmë. Këto i kemi parë gjithë sezonin e Silvinjos. Ishte sezoni më i mirë për Shqipërinë.

Nga nëntori deri tani, po shikoj një dalldi kolektive, për një skuadër që po shkon dhe me ato që dëgjon, do bëjë surprizën. Këtë e kam parë edhe te disa nga lojtarët, që thonë se do jenë surpriza. Duhet të kujtojmë kush jemi.

Ne jemi ekipi më i dobët në grup. Jemi më dobët edhe se Çekia dhe Polonia. Jemi të 64-tit në ranglistë. Po shkojmë të luajmë me ekipe që janë në “top10”. Që të ngushtojmë diferencat, duhet të bëjmë atë që bëmë me Poloninë dhe Çekinë. Treguam grintën, karakterin, sakrificën. Një ekip kompakt. Treguam se të bashkuar mund t’ia dalim .

Në ndeshjen miqësore këtë na i tregoi Kili. Humbja është humbje, aq më tepër me këto shifra, është e papranueshme. Erdhi në momentin e duhur, para Europianit na duhej një mësim, nga pikëpamja euforike. Të jemi me këmbë në tokë. Duhet të kujtojmë kush jemi”- eshte shprehur Xhixho.