Tjetër sukses për xhudistët e Vllaznisë. Ditën e sotme ato kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e Kupës së Shqipërisë që u zhvilluan në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit me pjesmarrjen e sportistëve më të mirë nga të gjithë ekipet e vendit.
Tek ekipi i Vllaznisë kanë spikatur mbi të gjithë xhudistet femra. Kështu, Kasandra Kovaçi ka zënë vendin e parë në peshën -63 kg, ndërkohë që Krista Kovaçi ka dalë e para në peshën -78 kg kurse Validia Aliaj e para në peshën +78 kg.
Po në kategorinë e të rriturve, Markeljan Tanushi në peshën -100 kg ka zënë vendin e dytë, ndërsa Granit Halili ka zënë vendin e tretë në peshën -81 kg.
Sukseset e sportistëve shkodranë nuk kanë munguar as në kategorinë kadetë, ku Viktor Marku ka zënë vendin e parë në peshën -66 kg dhe po vend të parë ka zënë edhe Alfredo Gjoka në peshën -81 kg. Kurse Kristjan Gjoni ka zënë vendin e dytë në peshën -73 kg.
Sakaq, në kategorinë pre-kadetë ka konkurruar xhudisti Arkid Kola në peshën -73 kg është renditur i dyti. Në këtë mënyrë mbyllet edhe një tjetër aktivitet kombëtar ku xhudistët e ekipit të Vllaznisë të drejtuar nga trajneri Luigj Shkoza bënë një paraqitje të mirë duke ngjitur plot 9 sportistë në podium.(www.shkodrasport.com)