Xhudistja e Vllaznise Kasandra Kovaçi ka bere nje paraqitje shume te mire ne “Kupen e Europes” per te rinj (mosha deri 21 vjeç) qe eshte zhvilluar ditet e fundit duke u renditur ne vendin e shtate ne peshen -63 kg.

Aktiviteti eshte zhvilluar ne Podgorice nga Federata Europiane e Xhudos dhe ne te moren pjese 207 garues nga 26 shtete. Ne mes tyre edhe Shqiperia e cila eshte perfaqesuar me sportisten e Vllaznise Kovaçi.

Per Kasandren kjo ka qene gara e pare zyrtare per kete vit. Performanca e saj ka qene per t’u pergezuar teksa arriti te fitonte dy ndeshje. Ne te paren fitoi me Ippon ndaj kroates Cvjetko ndersa ne ndeshjen e repasazhi fitoi me malazezen Nurkoviç me 2 wazari.

Sportistja e Vllaznisë u shoqërua ne kete aktivitet nga nga traineri i saj Luigj Shkoza. Aktiviteti i rradhës për xhudistet e Vllaznisë do te jete Kampionati Kombëtar qe do te zhvillohet me 17 Mars./www.shkodrasport.com/