Diten e djeshme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit eshte zhvilluar kampionati kombetar i xhudos per tre grupmosha, pre-kadete, kadete dhe te rritur. Nder ekipet e tjera pjesmarrese sigurisht qe nuk mund te mungonte edhe ekipi i Vllaznise.
I drejtuar nga trajneret Luigj Shkoza dhe Angjelin Dedaj, ekipi shkodran eshte perfaqesuar ne kete kampionat me 11 sportiste, nga te cilet 3 prej tyre kane zene vende te para, 4 vende te dyta dhe nje vend i trete.
Rezultatet me te mira jane arritur pikerisht nga sportistet Krista Kovaçi, Ronaldo Toma dhe Kasandra Kovaçi qe jane shpallur kampione kombetar per vitin 2023 ne peshat ku kane konkurruar.
Nderkohe nenkampione jane shpallur Viktor Marku, Glenis Gjoka, Xhovani Shkoza dhe Markeljan Tanushi, ndersa ne podium si vend i trete eshte ngjitur edhe sportisti Demian Çuni. Nga ana tjeter, Roland Vasija eshte mundur qe ne ndeshjen e pare, ndersa per Elisia Simoni dhe Validia Aliaj nuk ka patur kundershtare ne peshat e tyre.
Stafi teknik i ekipit te Vllaznise vlereson si ndeshjet me të forta per sportistet e Vllaznise, ato që shkuan dhe në kohën shtesë golden score, pikerisht sfidat e Krista Kovaçit dhe Glenis Gjoka.
Duhet thene se Krista Kovaçi ka dale kampione e Shqiperise per vitin 2023, ne peshen -52 kg, ne kategorine pre-kadete. Ronado Toma eshte shpallur kampion i peshes -66 kg ne kategorine kadete, ndersa Kasandra Kovaçi eshte shpallur kampione e te rriturave ne peshen -63 kg./SHKODRA-SPORT.COM/