Në vitet kur Sarri ishte në krye të skuadrës, Elseid Hysaj ishte një prej lojtarëve kryesorë të ekipit. Ardhja e Ançelotit në krye të skuadrës shënjoi edhe periudhën më të errët të karrierës së shkodranit, duke përfunduar në stol dhe e pasur gati të pamundur të ngrejë krye.

Pas kësaj, verën e shkuar mbrojtësi ishte shumë pranë largimit, por refuzimi i Napolit vulosi qëndrimin e tij në “Sao Paolo” edhe për një sezon. Nën drejtimin e Gatuzos shkodrani ka nisur të luajë rregullisht dhe drejtuesit kanë nisur ta duan.

Kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe agjenti i Hysajt, Mario Xhufredi deklaron se Napoli dëshiron të rinovojë, por në fund vendos vetë lojtari.

“Gatuzo dhe De Laurentis duan ta mbajnë atë, kemi biseduar për rinovimin, por nuk është çështje parash. Është vetë ai, që duhet të vendosë nëse do të qëndrojë apo jo. Ai po paguan çmimin e 1 vit e gjysmë me Ançelotin në drejtim të skuadrës.

Nuk duhet ta harrojmë ofertën e Bajern Mynih. Në kohën e Sarrit te Napoli ai ishte një prej mbrojtësve më të mirë të Serie A”, u shpreh Xhufredi. /vipsport/