Mirsad Jonuz nuk ka ardhur ne Shkoder per te mbajtur Vllaznine ne Superlige. Kjo sepse pretendimet e kluhit shkodran ne sezonin e ri do te jene shume me te larta.

Ka qene administratori i klubit Suad Lici ai qe gjate fjales se tij ka shpjeguar edhe disa detaje te kontrates se trajnerit te ri qe kane te bejne edhe me objektivat e klubit.

“Me trajnerin e ri jemi te vendosur per te bere gjera te mira. Objektivat e klubit do jene me te larta kete here dhe kjo eshte e reflektuar edhe ne disa pika te kontrates qe ne firmosem me z. Mirsad.

Ne rast se ekipi do dale ne Kupat e Europes trajneri do te marre nje shperblim prej 5 mije eurosh ndersa nese del kampion, shperblmi do te jete 15 mije euro.

Keto shifra nuk jane vene kot por ngaqe besojme se do te ndertojme nje skuader dinjitoze per sezonin e ri futbollistik”- ka thene administratori Lici.

www.shkodrasport.com