Glendi Tafaj është larguar nga Supersport. Gazetari i njohur sportiv, përmes një postimi në Instagramin e tij bën me dije se nuk do të jetë më pjesë e kësaj platforme televizive.
Ai falënderon Digitalbin për mundësinë e dhënë. Në rrjetet sociale, Tafaj shkruan: “Faleminderit Digitalb.
Kur u bëra pjesë e kësaj kompanie, 3 vite e gjysmë më parë, isha i bindur që kisha bërë lëvizjen e duhur. Tani mund të them me siguri se kisha pasur të drejtë.
Në këtë periudhë kam mësuar shumë nga profesionaliteti dhe thjeshtësia e disa prej gazetarëve më të mirë në Shqipëri, diçka që më ka shërbyer shumë dhe që më ka ndihmuar të rritem në këtë profesion, por mbi të gjitha fitova miq të veçantë.
Ka momente kur rrugët profesionale ndahen, por nuk është e thënë të mos ribashkohen një ditë. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit Digitalb!”./newsport/