Të shumta janë pikëpyetjes për sa i përket pjesës së mbetur të sezonit, teksa qeveria italiane ende heziton sa i përket vendimit për të rinisur ose jo futbollin. Ekziston plani i rinisjes së ngadaltë, por edhe dekreti për t’i dhënë fund sezonit dhe për ta mbyllur këtu çdo gjë, siç edhe ndodhi në Francë.

Kjo javë do të jetë vendimtare për të kuptuar më shumë rreth asaj që ka ndër mend qeveria italiane, bashkë me Ministrin e Sportit, Spadafora, që me përçmim ka folur kohët e fundit për futbollin italian dhe nuk është aspak dakord që aktiviteti të rifillojë.

Por, sa është dëmi që do t’i bëhej klubeve të Serie A, Serie B, Serie C dhe deri te diletantët? Në një analizë të shpejtë, mediat italiane zbulojnë se mbase dhe 500 mln euro nuk do të mjaftonin për të paguar dëmet.