Lajmi per gjobitjen e trajnerit Thomas Brdariç ka bere xhiron e te gjitha mediave diten e sotme, por ne fakt burime prane klubit shkodran bejne te ditur se vendimi nuk eshte vetem per trajnerin.
Mesohet se drejtuesit e larte te klubit ne mbledhjen e para tre diteve kane vendosur te marrin masa jo vetem ndaj trajnerit por edhe gjithe stafit te tij dhe lojtareve pas ndeshjes se humbur me Bylisin ne Shkoder. Vertete ne media ka dale vendimi per trajnerin Brdariç, por nje i tille u ka shkuar permes postes elektronike edhe ndihmesve te tij Plori, Osja e Lekiqi si dhe te gjithe futbollisteve
Keto vendime te marra per gjobitjen e tyre nuk do te ekzekutohen por do jene ‘gjoba me kusht”. Nese skuadra nuk arrin objektivin e saj, atehere ato do te mbahen. Ne rast te kundert, nese Vllaznia i rikthehet rezultateve pozitive, ato nuk do te ekzekutohen.
Ne fakt eshte e drejte e klubit per te marre vendime te tilla sepse secili pjestar i skuadres e ka te shkruar ne kontrate si ndeshkimin ashtu edhe shperblimin. Dhe nese skuadra ka patur disa premio gjate ketij sezoni, kuptohet qe do te kete edhe ndeshkime nese ne fund nuk arrihet objektivi.
Per kete arsye, futbollistet dhe stafi qe prej dites se djeshme kane filluar kthesen duke u kualifikuar per ne katershe te Kupes, ne rradhe te pare per te qene ne loje per te kapur objektivin e vene nga klubi, por se dyti, edhe per t’i shpetuar gjobes./SHKODRA-SPORT.COM/