Është mbyllur 2-1 ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e zhvilluar në Korçë. Dueli ishte I vlefshëm për javën e 33-të të Superligës. Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në avantazh me Gripshin në të 10 minutë, duke dominuar pjesën e parë. Miqtë do të reagonin në fraksionin e dytë, duke gjetur lojën e mirë dhe golin e barazimit me Krymin në të 73 minutë.

Do të duhej shkodrani Pusi që të shënonte golin e fitores për Skënderbeun, me Vllazninë që nuk ia del për të disatën herë. Skënderbeu kthehet te fitorja pas disa ndeshjesh, ndërsa Vllaznia megjithëse zhvilloi një lojë të mirë komplikon pozitat e saj në klasifikim. Për Gol pas Goli trajneri Hysen Dedja I Vllaznisë u shpreh:

“Me rreshtimin që ishim ne, kishim motive më shumë për të zhvilluar ndeshje të mirë. Nuk na takonte rezultati që morëm. Të dy golat kanë qenë për gabime foshnjarake me Lekaj dhe Krujën. Unë I përgëzova lojtarët për shpirtin e garës dhe detyrat që kryen. Nuk është Vllaznia e ditëve të para që mora drejtimin, më vjen keq për pozitat”, tha Dedja si fillim.

Penalltia? Më thanë që topi ishte prekur me dorë në zonën e Skënderbeut, ndalje topi me dorë, nuk na japin penallti. Sidorenco kalon. Futbollisti e merr topin me dorë, jashtë 16 metërshit do e jepte faull, në zonë nguroi.

3 javë të mbetura? Përgjegjësi e madhe për play-off. Ne do luajmë me këtë motiv, tani n aka zënë ky problem. Jam I kënaqur për rritjen në lojë. Nuk I besoj kohës dhe syve pasi dua të jem I përgatitur për takimin shtesë.

Pusi iu ndëshkoi, del nga Akademia e Vllaznisë? Kemi kohë të hedhim sytë, jemi përpara faktit. Më erdhi keq që Gligorov më tha se ka mbaruar kontratën në këto momente. Grupi tjetër siç është dha disa minuta kontribut, si Sidorenco dhe Hygor. Unë nuk bëj dallime të huaj apo vendas. Dua që t’I angazhoj edhe të huajt që të ndiejnë fanellën. Më vjen keq që na ndëshkoi Pusi.

Kontrata? Kohët kanë ndryshuar, për 17 vite që kam luajtur nuk më kanë pyetur për kontratën në Shkodër.

Për portierin vura ekuilibrat dhe në stërvitje fitoi Sherri, kemi lojtarë të mirë. Ramadani do shihet në stërvitje.