Perpos ekipit te pare te Vllaznise, sot eshte mundur edhe ekipi B, madje me nje rezultate te thelle ndaj Partizanit B ne ndeshjen e luajtur ne Peze.

Partizani B me Dritan Mehmetin në krye është duke bërë një ecuri mjaft të mirë, e madje të kuqtë e vegjël kanë arritur që të realizojnë fitoren e 15-të, një ecuri fantastike dhe nga një ekip që në javët e para kishin gabuar, ndonëse bënë një merkato duke afruar lojtarë që kanë luajtur në Superiore, tashmë janë në vendin e tretë me pozita të konsoliduara.

Sot ndaj shkodranëve, të kuqtë e Dritan Mehmetit kanë fituar me rezultatin 3-0, ndërsa duhet theksuar fakti se kanë dominuar sfidën, me lojë dhe rezultat. Bërdufi ka shënuar, e më pas Zenelak, ndërsa në 84-tën Shema i miqve ka realizuar autogol në portën e vet në përpjekje që të largojë topin.

Pinari ka menduar dhe ka vënë “firmën” në fund, në limitet të kohës, duke shënuar golin e katërt. Pra, një fitore me “poker”, nuk ka më mirë në duelin e skuadrave B, mes Partizanit dhe Vllaznisë. Por duhet thene se tek ekipi shkodran ka patur shume mungesa ne ndeshjen e sotme dhe per rrjedhoje, kjo eshte reflektuar edhe ne fushen e lojes.