Më 28 prill, kryeministri francez Eduard Filip njoftoi se sezoni sportiv 2019/20 do të përfundojë. Një vendim ky që erdhi si një shok për klubet në Francë si dhe Ligën e Futbollit. organi drejtues të futbollit profesional në vend. Ky vendim u prit me skepticizëm, i cili së fundmi dha një prononcim për “BEIN SPORTS”, që veç të tjerash u shpreh:
“Për ne, gjëja e rëndësishme është që dimë se kush është kampion, kush është i dyti, kush është i treti dhe i katërti. Opinioni im personal është se nëse e anulon një sezon shumë shpejt…”, u shpreh Ceferin duke ngritur supet ai në një lidhje direkte.
“Nuk është situatë ideale, pasi gjërat mund të përmirësohen dhe të gjithë mund të luajnë, përeç disa Ligave. Por e përsëris, është një vendim i qeverise, çfarë mund të bëjnë klubet? Apo ligat? Ata nuk mund të bëjnë asgjë. Për mua, vendimi ishte i parakohshëm. Por nuk ndikon UEFA-n dhe është vendimi i tyre.
“Janë dy klube franceze që luajnë në Ligën e Kampionëve dhe tani ata nuk do të luajnë deri në gusht. Nuk e di nëse është mirë për ta, të mos luajmë dhe pastaj të shkosh dhe të luash ndeshje të vështira dhe të rëndësishme.
Por ky nuk është vendimi i tyre dhe ne e respektojmë atë. Ne duhet ta respektojmë atë dhe natyrisht klubet duhet të respektojnë vendimin e qeverisë. Ne nuk do të merremi me situatën sepse është detyra e organeve të ndryshme shtetërore që të merren me të”, përfundoi Ceferin.