Në kampin kuqeblu janë optimist për shortin e Kategorisë Superiore për sezonin futbollistik 2017-2018. Një gjë e tillë është reflektuar edhe në seancen stervitore të pasdites së te martes, ku përgjithësisht kuqeblutë dukeshin të kënaqur me verdiktin e ballafaqimeve të ofruara javë pas jave.
Ndërkohë, një opinion më specifik rreth këtij shorti, por edhe rreth përgatitjeve të skuadrës, përfshirë edhe merkaton, e përcjellë në prononcimin e tij për TV1 Channel drejtori sportiv, Eugent Zeka. Për drejtorin sportiv, përballja e parë në transfertë me debutuesen Lushnja pritet të luhet përmes një atmosfere festive, pasi tifozëria vendase shquhet për një mbështetje të madhe që i bën skuadrës në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”.Në vijim Zeka flet edhe për përgatitjet e skuadrës kuqeblu, të cilat sipas tij po ecin me ritmet e duhura.Në mbyllje ai flet edhe për merkaton duke u ndalur kryesisht tek pista Hasani, që sipas tij është afër nënshkrimit.
© shkodrasport.com