Trajneri Zoran Zekiç, foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku Partizani fitoi minimalisht ndaj Laçit.Tekniku i të kuqve, deklaroi se nuk ishte i kënaqur me atë që skuadra tregoi në pjesën e parë, madje shtoi se donte të bënte zëvendësime që në minutën e 15-të.

I pyetur për zëvendësimin e Carës, Zekiç tha se nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tij dhe e largoi nga fusha.

“Faleminderit Zotit që fituam ndeshjen. Ishim shumë të zgjatur si ekip dhe e pashë që duheshin ndryshime, prandaj bëra dhe zëvendësime në fillim të pjesës së dytë.

Normalisht që e kam vuajtur këtë ndeshje. Ndryshimet ishin për shkak të freskisë si ekip. E pamë që nuk funksionoi. Nëse do kishte shënuar Laçi, do të ishte gjithçka shumë e vështirë.

Sa i përket rotacioneve, nuk e shikoj si problem, pasi kam ndryshuar vetëm 3 lojtarë. Ndërrimi i Carës ishte zgjedhje taktike. Nuk isha i kënaqur me atë paraqitje që tregoi, në lojën me top dhe pa top. Hera e fundit që luajmë kështu.

Jam i kënaqur me Bytycin, do kohën e vet për tu përshtatur. I bie pak ngarkesë, nëse sulmi nuk bën detyrën e vet.
Të jem i sinqertë, doja të bëja zëvendësime që në minutën e 15. Sot isha i kënaqur me paraqitjen e Qirkos dhe Maguette.

Grezda ka cilësi, por në 5 vitet e fundit nuk ka vazhdimësi në minuta, prandaj për këtë arsye performanca bie. Po punojmë dhe shpresojmë që të rikthehet në formën më të mirë”- eshte shprehur Zekiç.