Barcelona dhe Juventusi janë duke planifikuar një shkëmbim të bujshëm lojtarësh.
Sipas “RAC1” dy klubet gjigante janë duke pritur fundin e sezonit dhe më pas të kryejnë lëvizjen e planifikuar mes Miralem Pjanicit dhe Arthur Melos.
Pjanic ka qenë që një kohë në fokusin e skuadrës katalanase dhe po vlerësohet si një futbollist i duhur për Barçën.
Ende nuk ka asgjë të konfirmuar pasi gjithçka mbetet në aspektin e zërave të merkatos.