Merkatoja e Skënderbeut pritet të marrë një trajektore të çuditshme, sigurisht në kuptimin e mirë. Surprizë pritet të jetë rikthimi i ish-kapitenit, Vangjel Zguro.

“Panorama Sport” shkruan se palët kanë biseduar dhe është gjetur akordi që mbrojtësi pogradecar të kontribuojë për Skënderbeun edhe në Kategorinë e Parë. Pas rënies nga Superiorja, Zguro u largua drejt Amerikës, por me sa duket “parajsa” e 29-vjeçarit është Korça.

Ish-kapiteni ka folur me presidentin Ardian Takaj dhe është bindur që të vishet sërish bardhekuq. Një arsye më shumë dhe bindëse për rikthimin e Zguros te Skënderbeu, është edhe trajneri Migen Memelli.

Me sa duket rikthimi i Memellit në stol, e ka bindur mbrojtësin pogradecar që të lërë sërish Amerikën dhe të kontribuojë për juglindorët dhe ta kthejnë direkt Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar.
Maringlen ZHIVANI