Vllaznia pret në stadiumin “Loro Boriçi” Skënderbeun në sfidën e javës së 31-të të “Abissnet Superiore”, ku prioritet i të dyja skuadrave janë vetëm 3 pikët.

Vllaznia – Skënderbeu 1-0 

’58 Hakaj shenon pas nje asisti te Aralices brenda zones korçare

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1’ VAR konfirmon kartonin e verdhë të Latifit. Nuk ka penallti për Vllazninë. Shkodranët protestojnë.

45’ Latifi ecën shumë bukur dhe pengohet me Rexhepin, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë sulmuesin për simulim.

43’ Mensah lëviz mjaft bukur në zonën e Vllaznisë, duke kaluar Adilin, por tentativa e tij ndalet nga Zogoviç.

40′ – Fjoart Jonuzi provon nga një distancë e largët, por pa rrezik për Rexhepin.

23′ – Çfarë humbet Jean Victor! Braziliani, avancon drejt portës, i harruar nga mbrojtja shkodrane, por për fatin e mirë të kuqebluve godet jashtë, rrafsh me tokën.

3′ – Shkëndijën e parë e jep Mustedanagic nga distanca, por shënjestra e tij nuk është e saktë sa duhet.

1′ – Nis sfida në “Loro Boriçi”, topin e parë e nisin nga qendra lojtarët e Vllaznisë.

Formacionet zyrtare:

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Heric, Hoxhaj, Mustedanagic, Latifi, Aralica.

Trajner: Elvis Plori

Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Shehi, Sadriu, Zguro, Mara, Moraes, Randy, Vangjeli, Mensah, Victor.

Trajner: Skënder Gega