Italia U-20 është mposhtur nga Uruguai U-20 në finalen e Kupës së Botës U-20 të zhvilluar në Argjentinë. Sfida u vendos nga goli i Luçiano Rodriguezit në minutën e 86-të.
Përfaqësuesja latino-amerikane e fiton për herë të parë në histori këtë trofe, teksa më parë kishte luajtur dy finale në vitet 1997 dhe 2013.
Ky është një tjetër zhgënjim për futbollin italian, pas dështimit të Romës, Fiorentinës dhe Interit për të marrë një kupë europiane. Ai njohu rritje ne krahasim me vitet e kaluara, por ne finale deshtuan.
Megjithate duket se niveli i ketij futbolli tashme po vjen duke u rritur dhe me shume mundesi edhe ne vitet e ardhshme do te jete e njejta gje.