Gazetari Mariglen Zhivani, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për merkaton e Vllaznisë. Sipas Zhivanit, afrimi i Bekim Balajt, ka rikthyer optimizmin në Shkodër, ndërsa shtoi se me shumë mundësi sulmuesi nuk do të jetë titullar ndaj Laçit.

Xhaferi më afrimin e Balajt, bëri një bum në merkato. Në Shkodër është rikthyer optimizmi për skuadrën. Afrimi i Balajt është luks për Vllazninë, por mbetet të shihet forma e tij. Balaj ka dalë në stërvitje që kur u zyrtarizua. Nuk dihet nëse d të jetë titullar ndaj Laçit. Nga ajo që është parë në stërvitje, Balaj nuk do e nisë nga fillimi, sepse nuk është në gjendjen që Josa dëshiron.

Zhivani zbuloi se drejtuesit po punojnë për të afruar një mbrojtës dhe janë në bisedime me Mevlan Adili, por gjithçka ka ngecur për shkak anës financiare.

Realisht mbrojtja fut ujë dhe drejtuesit po punojnë në merkato për një mbrojtës., Është përfolur emri i Adilit, bisedimet kanë ngecur për anën financiare dhe mbetet të shihet. Adili është më i përfoluri për mbrojtjen. Adili është në bisedime edhe me Partizanin dhe ekipe të tjera.

Trajneri Josa u pyet pas ndeshjen me Bylisin, nëse ndihet në presion, por tha se ndihet i çliruar, pas afrimit të Balajt. Pjesa e dytë e kampionatit do të tregojë gjithçka. Në ndeshjet e para të këtij viti, është parë një Vllazni ndryshe nga ajo e 2022. Balaj është një lojtar me vlera të mëdha.

Sipas gazetarit, Aralica pritet të largohet, ndërsa Vulaj mund të huazohet në një skuadër tjetër për më shumë minuta, pasi trajneri Josa nuk e ka në planet e tij.

Aralica dhe klubi janë në bisedime për mbylljen e kontratës. Me ardhjen e Balajt dikush pritet të sakrifikohet dhe Aralica pritet të largohet. Vulaj ka pasur pakënaqësitë e tij për aktivizimin e paktë. Po shikohet mundësia e huazimit, sepse ka një kontratë 3-vjeçare. Trajneri nuk e ka fare në planet e tij.

Partizanin dhe Tiranën i shikoj si ekipet më të forta të kampionatit. Janë ekipet më pretendente. Mbetet të shihet Partizani pas largimit të Bitrit.