Tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka patur levizje ditet e fundit teksa ashtu siç ka bere te ditur vete ajo permes faqes zyrtare, pjese e saj tani e tutje do te jete edhe nje tjeter basketbollit amerikan, pikerisht me Eric Cooper Jr. i cili luan ne pozicionet 2 dhe 3.

E nese Cooper eshte bashkuar me kuqeblute, ne fakt nga rradhet e tyre ka patur edhe largime. Gazeta “Shkodra Sport” meson se pjese e Vllaznise nuk do te jete me basketbollisti Jarius Jathniel Shumpert. Ai iu bashkua skuadres ne muajin nentor por asnjehere nuk arriti ta justifikonte kete gje.

Shumpert luante ne rolin e lojtatit qender, por nuk dha ate kontribut qe pritej duke zhgenjyer edhe pritshmerite e trajnerit Bekteshi. Per kete arsye, drejtuesit e kane pare te arsyeshme ta nderpresin kontraten me te, nderkohe qe e kane zevendesuar me Cooper qe ne fakt nuk luan ne te njejtin pozicion me te.

Ky i fundit pritet te jete ne fushe diten e neserme ne ndeshjen ndaj ekipit te Kamez, ndeshje kjo e vlefshme per Kupen e Shqiperise dhe qe do te luhet duke filluar nga ora 18.00 ne sallen sportive te Kamzes. Vllaznia ne kete ndeshje do te mundohet te tregoje vlerat e saj me te mira, por duhet thene se vemendja me e madhe do te jete e perqendruar tek kampionati.

Siç dihet ne kete kompeticion, Vllaznia ndodhet e fundit ne renditje dhe rrezikon serish renien nga Superliga, megjithate me ndryshimet e ndoshura se fundi pritet qe skuadra te jete me e forte dhe te kerkoje deri ne fund largimin nga pozita e fundit ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/