I pyetur ne konferencen e se henes nese Bekim Balaj do te ishte i gatshem per sfiden e nje dite me pare per kupe ndaj Bylisit, trajneri Mirel Josa u shpreh nder te tjere se lojtari kishte zhvilluar vetem nje seance stervitore me ekipin dhe po ashtu leje- kalimi i tij nuk kishte mberritur ende nga Turqia ku ka luajtur me pare.

Por nderkohe tashme çdo gje mesohet se eshte ne rregull. Gazeta “Shkodra Sport” eshte interesuar prane klubit te futbollit Vllaznia ne lidhje me kete çeshtje dhe ka mesuar se dokumentacioni i Balajt ka ardhur dhe ai tashme mundet te luaje me Vllaznine ngaqe eshte i federuar me ekipin kuqeblu.

Kjo do te thote lojtari i sapoardhur te Vllaznia do te jete ne dispozicion te trajnerit Josa qe ne ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e shtune ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Laçit, e vlefshme kjo per javen e 17-te te “Abissnet Superiore”.

E nese do te jete ne dispozicion te stafit teknik, ende nuk eshte e qarte nese Balaj do te luaje ne kete ndeshje apo jo. E sigurte eshte qe do te grumbullohet dhe me shume mundesi do ta nise ndeshjen nga pankina. Nese do te jete e nevojshme pastaj stafi do t’i rezervoje disa minuta ne pjesen e dyte. Gjendja fizike e lojtarit duket e mira dhe prandaj mund te aktivizohet.

Me ardhjen e ketij lojtari, tashme pritshmerite jane shume te medha jo vetem per te por edhe per Vllaznine, shanset e te ciles per te pretenduar titullin kampion jane shtuar edhe me shume, sidomos pas fitores javen e kaluar ndaj Partizanit kryesues./SHKODRA-SPORT.COM/