Turneu “Nënë Tereza” ka zhvilluar ditën e shtunë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës edicionin e 17-të të tij. Një aktivitet ndërkombëtar i moshave në të cilin marrin pjesë sportistë të vendeve të ndryshme të Ballkanit dhe që nga viti në vit po njeh një rritje të pjesmarrjes së xhudistëve të vegjël duke ngjallur një interes gjithnjë e më të madh.

Organizatori kryesor i këtij aktiviteti, i mirënjohuri Anton Shkoza është i lumtur që ky turne vazhdon me të njëjtin entuziasëm edhe sot pas 17 vitesh.

Turneu ndërkombëtar i xhudos “Nënë Tereza” edhe sivjet mbështetet nga Bashkia Shkodër dhe kryebashkiakja Ademi shprehet e lumtur për këtë sepse ndër të tjera shërben edhe për promovimin e qytetit.

Xhudistët nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja e vende të tjera, kanë zhvilluar ndeshje me shumë rivalitet dhe kjo tregon se niveli i edicionit të 17-të të turneut “Nënë Tereza” ka qenë shumë i kënaqshëm.
© shkodrasport.com