HomeKRYESOREZidane dëshiron Mbappe me çdo kusht. Skenar interesant nga Franca

Zidane dëshiron Mbappe me çdo kusht. Skenar interesant nga Franca

PSG po investon shumë prej vitesh, por skuadra po dominon vetëm futbollin vendas.

Champions League mbetet një ëndërr e madhe dhe drejtuesit e klubit nuk janë kursyer për të arritur fitimin e këtij kompeticioni për herë të parë në histori.

Diçka e tillë kërkon kampionë në fushë dhe në pankinë. Një emër intrigon për këtë post edhe ai është Zinedine Zidane. Mundo Deportivo raporton se PSG ka një projekt fantastik për trajnerin e Real Madrid.

Kylian Mbappe do të shitet dhe Zidane do të ketë mundësinë e një merkato shumë cilësore, përveç një rroge faraonike.

Trajneri francez e adhuron Mbappe dhe Reali e kërkon prej kohësh, por Zidane dhe sulmuesi i njohur mund të bashkohen te PSG. /abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments