Diten e sotme ne mediat lokale te Shkodres, pikerisht ne TV1 Channel eshte dhene nje lajm per rrogat e padhena nga KF Vllaznia per trajneret e Akademise si dhe punonjesit e administrates dhe ato te stadiumit “Loro Boriçi”. Ne te thuhej se ishin mbi 4 muaj rroga te padhena (ne fakt jane vetem 2) nga ana Klubit Vllaznia dhe Bashkise Shkoder, institucion nga i cili financohet ky klub.

Nderkohe, menjehere ka ardhur edhe reagimi i Bashkise qe permes nje njoftimi bente te ditur situaten e krijuar se fundmi tek Klubi i Futbollit Vllaznia:

NJOFTIM

Bashkia Shkodër po ndjek me shqetësim situatën e krijuar pranë KF Vllaznia, për shkak të mos miratimit të pasqyrave financiare nga ana e Këshillit dhe dështimit disa herë të mbledhjes së Asamblesë së KF Vllaznia (Këshillit Bashkiak).

Të gjendur në këtë situatë, dhe në mungesë të një vendimmarrje nga Këshilli, ka ngelur pezull edhe procesi i likuidimit të pagesave për punonjësit e KF Vllaznia.

Stafi që administron KF Vllaznia sh.a, është i gatshëm të likuidojë të gjitha paratë menjëherë, sapo të ketë vendimmarrjen për tabelat financiare.

Bashkia Shkodër, shpreh publikisht shqetësimin që kjo proçedurë po vonon, duke vështirësuar punën e Bashkisë Shkodër dhe të KF Vllaznia sh.a!