Zv.trajneri i Vllaznisë u-17, Denis Zmijani ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin Star Sport. Ish-mbrojtësi ka komentuar për situatën e vështirë që po kalojnë kuqeblutë dhe për ndeshjen e rradhës në kupë kundër Partizanit. Ai vuri theksin se në këto momente ekipi ka nevojë për mbështetjen e madhe të tifozëve për të kaluar këtë moment krize.

Zmijani tha: “Po e shohim qartë që Vllanzia po vuan në javët e fundit. Jo vetëm rezultati që është primar në këtë fazë ku ndodhet kampionati, por edhe loja nuk është e një niveli të lartë.

Shoh që lojtarët janë futur në një stres dhe ngërç psikologjik. Madje do iu sugjeroja që të rrinin sa më larg rrjeteve sociale dhe të përqendrohen vetëm tek futbolli dhe jo të ndikohen nga komente të ndryshme.

Tashmë ekipi ka nevojë edhe për mbështetjen e madhe të tifozëve. Që realisht në këtë periudhë ka munguar disi. Me ta në krah mendoj se do kalohet kjo situatë e vështirë dhe gjysmëfinalja kundër Partizanit të mërkurën të jetë pika e kthesës. Ku unë kam besimin se skuadra do e kalojë me sukses, pavarësisht se ndoshta në javët e fundit nuk ka qenë edhe aq bindëse”.
Endri ÇINARI