Kater dite me pare beri nje gabim te rende tek goli i dyte i Tiranes dhe ne fakt e vuajti shume kete gje, por per fat goli i Dunges ne shtese, beri qe ai gabim te harrohej.
Portieri malazez Bojan Zogoviç eshte konsideruar nje perforcim i rendesishem i Vllaznise se ketij sezoni dhe gabimi ndaj bardhebluve sikur e lekundi paksa besimin tek ai.
Por jo. Ne ndeshjen e sotme ndaj Teutes ai ka treguar serish nje forme te mire sportive duke mos gabuar per asnje moment dhe duke qene nje pike e forte e Vllaznise.
Si rrjedhoje, kuqeblute arriten ta mbajne te paprekur porten e tyre ne kete ndeshje dhe Zogoviç konfirmon edhe njehere se do te jete nje element i rendesishem i Vllaznise, paçka se ende vazhdon te kete nje problem me doren e tij te djathte te cilen e ka serish te fashuar./SHKODRA-SPORT.COM/