Monday, February 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Barcelona mbetet pa president, Laporta jep dorëheqjen: Po e lë klubin...

ZYRTARE/ Barcelona mbetet pa president, Laporta jep dorëheqjen: Po e lë klubin më mirë se ishte

Joan Laporta dha sot dorëheqjen nga posti i presidentit të Barcelonës. Ky vendim u mor pasi do rikandidojë për këtë post.

Laporta është entuziast për të ardhmen. Aq sa dha sinjale duke premtuar në njëfarë mënyrë fitimin e Champions.

“Po largohem me padurim t’ju shoh të gjithëve përsëri. Tifozët e Barçës janë të lumtur, ne e kemi rifituar gëzimin tonë. Po e lë klubin në një formë më të mirë sesa ishte pesë vjet më parë. Na është dashur të marrim disa vendime të vështira dhe duke pasur parasysh se si ka shkuar gjithçka, ndihemi krenarë.

Lojtarët janë arkitektët e sukseseve të pesë viteve të fundit; ka shumë tituj. Disa na kanë shpëtuar, por do ta lëmë këtë për vitet e ardhshme nëse anëtarët votojnë për ne. ‘Camp Nou’ është projekti më i madh i trashëgimisë në historinë e klubit”, u shpreh Laporta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments