Joald Ivziku është afrimi i fundit në rradhët e ekipit të Burrelit. Shkodrani 21-vjeçar ishte pjesë e Bylisit përpara se të transferohej te Tërbuni të cilët siguruan shërbimet e tij pas largimit nga ballshiotët. Burreli dhe Tërbuni kanë rënë dakord për huazimin e Ivzikut deri në janar.

Burreli zyrtarizon kështu afrimin e 12 në merkato. Ndeshja hapëse e kampionatit për Burrelin pritej të ishte ditën e sotme kundër Lushnjes por fusha e stadiumit Roza Haxhiu nuk ishte e gatshme të përballonte këtë sfidë.

Ivziku eshte nje nga lojtaret e talentuar qe ka spikatur fillimisht tek Akademia e KF Shkodra, me pas luajti me shume sukses per Vllaznia U21, para se te kalonte tek Bylisi sezonin e kaluar ku u shpall kampion me ekipin U21 por luajti edhe per ekipin e pare.

Ai konsiderohet nje perforcim i rendesishem per sulmin matjan dhe me siguri qe do t’i dhuroje shume gola. Kampionati i kategorise se pare sivjet konsiderohet shume i forte dhe sulmuesi shkodran do te mundet te tregoje vlerat e tij me te mira ndaj ekipeve si Dinamo, Skenderbeu, Flamurtari etj.