Perpos takimit te djeshem ne mes Tiranes dhe Vllaznise, sot jane luajtur edhe dy takime te tjera te vlefshme per javen e trete te “Abissnet Superiore” ne te cilat jane aktivizuar edhe disa futbolliste shkodrane qe jane pjese e ketyre ekipeve.

Keshtu, ne ndeshjen Erzeni- Teuta e cila eshte mbyllur ne barazim 0-0, ne fushe ka qene si titullar vetem Rubin Hebaj i cili ka luajtur per 80 minuta, por pa arritur dot ta ndihmoje skuadresn durrsake qe ta fitoje kete ndeshje.

Nga ana tjeter, siç dihet, me kete skuader jane te federuar edhe shkodranet e tjere, Ildi Gruda, Uheid Hoxha dhe Klevis Bebeziqi, por asnjeri prej tyre nuk ka qene as ne pankine per arsye demtimesh te ndryshme qe kane pesuar kohet e fundit.

Nderkohe ne ndeshjen surprize te kesaj jave, Kukesi- Kastrioti (1-2), kane luajtur si titullar per krutanet dy shkodranet Abaz Karakaçi qe mban edhe shirtin e kapitenit si dhe Edon Hasani, nderkohe qe ne pjesen e dyte eshte aktivizuar ne minuten e 65-te shkodrani tjeter Franc Marinaj i cili ka zene vendin e Rami.

Nderkohe ne dy ndeshjet e neserme, ato Laçi- Egnatia dhe Bylis- Partizani, me siguri qe ne fushe do te kemi te tjere futbolliste shkodrane dhe ne si gazete padyshim qe do i pasqyrojme per te treguar se jane lojtare te rendesishem per ekipet e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/