Vllaznia zyrtarizon goditjen e dyte ne merkato. Ashtu siç pritej dhe e kishte paralajmeruar qe mbreme “Shkodra Sport”, mbrojtesi Dajan Shehi rikthehet te veshe fanellen kuqeblu.

Nje gje te tille e ka bere pasditen e sotme kur ai ka hedhur firme ne kontrate dhe eshte prezantuar nga ana e trajnerit Vioresin Sinani teksa do te jete tashme pjese e Vllaznise serish, skuader me te cilen fitoi Kupen e Shqiperise dy sezone me pare.

Ja njoftimi i klubit te futbollit Vllaznia per kete perforcim te bere ne merkato:

“Dajan Shehi rikthehet sërish në shtëpi. KF Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin një kontratë njëvjeçare me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

I urojmë atij një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu, për të gëzuar sërish sëbashku ashtu siç bëmë dy sezone më parë. Mirë se erdhe Dajan ShehI!|