Ditën e sotme është zhvilluar një mbledhje shumë e rëndësishme në FSHF sa i takon futbollit të femrave teksa është diskutuar për prioritet e së ardhmes dhe rritjen e cilësisë së tij. Por nga ana tjetër, po gjatë kësaj mbledhje janë zyrtarizuar edhe emrat e rinj të trajnerëve të ekipeve kombëtare të femrave.

Kështu, trajneri i ekipit Kombëtar A, Armir Grima, do të jetë edhe Koordinatori Teknik i projektit të ri për ekipet Kombëtare të vajzave. E veçanta e emërimeve të trajnereve ka qenë zgjedhja e futbollistes së njohur të Vllaznisë Luçije Gjini për të drejtuar kombëtaren U19 të femrave.

Kujtojmë që Gjini është një nga lojtaret më me përvojë të futbollit shqiptar, fituese e shumë trofeve me ekipin e Vllaznisë, pjesë e ekipit kombëtar dhe madje lojtarja me numrin më të madh të ndeshjeve me fanellën kuqezi.

Nga ana tjetër, ajo prej disa vitesh është paisur edhe me licencën e trajneres dhe madje në dy vitet e fundit ka drejtuar edhe ekipin U17 të vajzave të Vllaznisë ku ka arritur edhe të shpallet kampion me të. Por tashmë Gjini do të ketë një detyrë më shumë atë të kombëtares U19 të Shqipërisë ku padyshim që premton ta bëjë ashtu si duhet edhe atë.

Kujtojmë që këtë detyrë deri para pak ditësh e ka patur shkodrani Kreshnik Krepi, të cilit i ka mbaruar kontrata dhe tashmë ai është zëvendësuar nga Luçije Gjini. Njëkohësisht janë emëruar edhe trajnerët e kombëtareve U17 dhe U15 që janë pikërisht Cyme Lulaj dhe Daniela Kodra./shkodrasport.com/