Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZYRTARE/ Ish-trajneri i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës italiane, kërkon si përforcim...

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Kombëtares merr drejtimin e skuadrës italiane, kërkon si përforcim sulmuesin shqiptar

Paolo Tramexani është trajneri i ri i Livornos. Ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria ka nisur një aventurë të re, duke marrë drejtimin e skuadrës që militon në Serinë B.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, teksa raportohet se tekniku takoi sot familjen e presidentit Spinelli, teksa palët kanë arritur akordin zyrtar. Tramexani do të zbres nesër në fushë, për t’ia nisur nga puna.

Shkelzen Gashi kuqezi

Kujtojmë që në të kaluarën 49-vjeçari ka drejtuar klube si Lugano, Sion dhe së fundmi qipriotët e Apoel Nikosias.

Italiani ka bërë edhe listën e lojtarëve që dëshiron t’i transferojë te skuadra italiane, teksa mes tyre është edhe sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi, një njohje e vjetër e teknikut italian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments