Rraman Hallaçi tashmë është me punë të re. Ish-trajneri i Kukësit do të marrë drejtimin e një ekipi në Kategorinë e Dytë. Bëhet fjalë për klubin e Ilirisë.

Lajmin për arritjen e marrëveshjes midis klubit dhe trajnerit të njohur e ka dhënë vetë KF Iliria me anë të një postimi në faqen zyrtare.

“Klubi i Futbollit Iliria njofton se është arritur marrëveshja me trajnerin e njohur Rramman Hallaçi. Shpresojmë që me eksperiencën e tij në Superligë do e ndihmojë ekipin tonë drejt arritjes së objektivave. I urojmë mirëseardhjen dhe sa më shumë suksese”, shkruan klubi i Ilirsë.

Ne pamje te pare duket disi e pakuptimte qe nga Superliga te drejtoje tashme ne kategorine e dyte, megjithate per Hallaçin e rendesishme eshte qe te vazhdoje te jete prane futbollit, per me teper per te punuar me nje projekt serioz siç eshte ai i Ilirise.