Jurgen Klisman është rikthyer në Bundesligë dhe është zyrtarizuar në krye të Hertës së Berlinit.
Trajneri gjerman zuri vendin e Ante Coviç, i cili nuk ka bërë më të mirën te kryeqytetasit. Humbja e fundit ndaj Augsburgut me rezultatin 4-0, ishte shkaku i shkarkimit.
Klisman kështu rikthehet në Bundesligë pas 10 vitesh, teksa aventura e tij e fundit ishte në sezonin 2008-2009 te Bajerni i Mynihut.
Kontrata e Klismanit do të jetë e vlefshme deri në fund të këtij sezoni.