Tashme eshte zyrtare: Kristijan Vulaj eshte futbollisti me i ri i Vllaznise. Shqiptari nga Tuzi i Malit te Zi ka firmosur pak minuta me pare kontraten me klubin shkodran dhe me pas eshte prezantuar nga ana e legjendes se tij Vioresin Sinani i cili siç dihet tashme mban edhe postin e zevendestrajnerit te ekipit.

Ne kete menyre marrin fund edhe aludimet nese do te firmoste apo jo Vulaj, lojtari i Deçiqit te Tuzit, me te cilin sezonin e kaluar arriti te kape edhe kombetaren e Malit te Zi.

Kristijan Vulaj ka patur nje oferte shume te mire financiare nga Egnatia por ka zgjedhur Vllaznine per shume arsye. Mesfushori- sulmuesi qe pas 4 ditesh mbush 24 vjeç, mesohet se ka firmosur per tre vite me kuqeblute. Nje gje e tille eshte bere e ditur permes postimit te vete klubit shkodran:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojnë akordin me futbollisin Kristijan Vulaj. Mesfushori me tipare sulmuese ka firmosur për tre vitet e ardhshme me klubin tonë.

Vulaj ka lindur në Tuz të Malit të Zi dhe përveçse me Deçiq, ka luajtur edhe me ekipin e Petrovac në superligën malazeze. Megjithatë kulmin e karrierës e ka me Deçiq, me të cilin arriti të kapë edhe kombëtarën e vendit fqinj.

KF Vllaznia i uron 24 vjeçarit një paraqitje sa më të mirë me fanellën kuq e blu!

Mirë se erdhe Kristijan Vulaj!