Eni Imami përflitet prej kohësh për një rikthim te Vllaznia, teksa ai pritet të largohet nga Dinamo. Vetë mbrojtësi në kanalet e tij të komunikimit është duke kërkuar për një tjetër destinacion pas rrëzimit të bluve në Kategorinë e Parë.
Në fakt, mëngjarashi është parë edhe pranë Vllaznisë në finalen e fundit, me shkodranët që mposhtën 2-1 Laçin në “Air Albania” dhe ngritën trofeun e Kupës së Shqipërisë.
Pjesë e kuqebluve edhe para një sezoni, duket se Imami “i ka shkelur syrin” drejtuesve jo pak herë për një rikthim në Shkodër.
Në fakt, mes palëve ka pasur bisedime, por nuk ka pasur një marrëveshje përfundimtare. Megjithatë, çdo gjë mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse do ketë një rikthim të mbrojtësit Eni Imami te Vllaznia.
Maringlen ZHIVANI