Kukësi duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e dimrit, me verilindorët që vazhdojnë të prezantojnë përforcime të reja në skuadër.

Së fundmi, janë prezantuar tre futbollistë të rinj, Kristjan Rroku, Stefane Araba dhe Rajan Felipe.

I pari është portieri 20-vjeçar, Kristjan Rroku, i cili ka lindur në Athinë.

Përpara se të bashkohej me Kukësin, Rroku ishte pjesë e Tomorit në Kategorinë e Parë.

I dyti është mbrojtësi 24-vjeçar, Stefane Araba, gjithashtu i lindur në Athinë. Njësoj si Rroku dhe Araba vjen nga Tomori.

I treti është sulmuesi 26-vjeçar nga Brazili, Rajan Felipe. Ndryshe nga dy të parët, Felipe vjen nga kampionati bullgar, ku më parë aktivizohej me Lokomotivën e Sofias.