Thomas Brdaric ka marrë me vete Fallou Diagne te Chennaiyin në Indi. Gjermani u zyrtarizua si trajner te klubi indian, duke marrë me vete edhe mbrojtësin 32 vjeçar.

Senegalezi është prezantuar te skuadra e re me një video origjinale. Pjesë e Metz dhe shumë ekipeve të tjera në Bundesligë, Diagne ka gjetur skuadër të re në karrierë.

Superliga e Indisë është destinacioni i radhës për dyshen që bëri mirë te Vllaznia. Pesë vite në Superligën e Indisë ka skuadra e Chennaiyin FC, e cila u pozicionua në vendin e tetë sezonin e shkuar.

Kujtojmë se Diagne u largua nga Shkodra pa u mbyllur sezoni dhe tek kuqeblute shumekush mendoi se ne kete largim te tij kishte gisht Brdariç. Ky bashke serish i tij me trajnerin edhe ne Indi, le te kuptosh se deri diku kjo hipoteze qendron.