Teuta perforcohet me nje futbollist shkodran. Behet fjale per Elmando Gjinin. Mbrojtesi shtatelarte i lindur ne Suedi, qe nga sot e tutje do te jete pjese e skuadres durrsake.

Kjo gje behet e ditur permes nje postimi ne faqen zyrtar te Teutes ku i urohet mireseardhja futbollistet qe ka luajtur prej vitesh me ekipet tona kombetare te moshave.

“KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se qendërmbrojtësi, Elmando Gjini është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje me lojtarin 21 vjeçar, i cili vjen te Teuta vjen pas eksperiencës pozitive me ekipin e Xhenovës U21, ndërsa ka luajtur një sezon edhe në Suedi me klubin IF Brommapojkarn.

Gjini i cili është njëkohësisht kontigjent i ekipit tonë përfaqësues U-21. KF Teuta i uron mirëseardhje qendërmbrojtësit #ElmandoGjini dhe i uron shumë suksese me fanellën e klubit tonë”- shkruhet ne njoftimin e klubit bregdetar./SHKODRA-SPORT.COM/