Partizani luan sfidën e fundit të fazës së dytë, por edhe të vitit 2023 përballë Erzenit si pritës, e vlefshme për javën e 18-të të Superiores.

Më 24 dhjetor, ora 17:00, stadiumi “Air Albania” do të hap dyert për kampionët e Shqipërisë, aty ku këta të fundit, dy ditë më parë ngritën Superkupën e Shqipërisë përballë Egnatias, duke u larguar nga shtëpia e tyre, “Arena e Demave”.

Klubi i kuq ka nxjerrë në shitje dhe biletat, të cilat shkojnë nga 300 deri në 3000 lekë të reja në bazë të tribunave.