Partizani ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit sllovak, 27 vjeçarit Jozef Menich.

Qendërmbrojtësi ka gjetur akordin dhe ka firmosur për dy sezone me “Demat”, teksa është një vlerë e shtuar në grupin e lojtarëve.

Pjesë e Zlate Moravce së fundmi, mbrojtësi ka luajtur edhe për Spartak Trnava apo Ruzomberok në vendlindje. Sezonin e shkuar Menich luajti 30 ndeshje, duke shënuar edhe 2 gola.

Njoftimi:

FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Jozef Menish. Mbrojtësi sllovak bashkohet me të kuqtë pas eksperiencave në elitën e futbollit Sllovak me skuadrat e Spartak Trnava, Ruzhomberok dhe së fundmi te Zlate Moravce. Qendërmbrojtësi 27 vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të Shqipërisë për dy sezonet e ardhshme.