Presidenti Selmani ka shpenzuar shuma te medha per te ndertuar nje ekip pretendent, megjithate Iliria e Fushe- Krujes ka shfaqur jo pak dobesi ne kete fillim te kampionatit te kategorise se dyte.

Edhe ne ndeshjen e fundit, Iliria fitoi me shume veshtiresi ne minuten e 100-te ne Koplik ndaj Veleçikut, ne nje ndeshje ku madje ka edhe akuza per tolerim nga skuadra vendase. Si rrjedhoje, drejtuesit e klubit kane vendosur te ndryshojne trajner.

Si rrjedhoje, trajneri Rrahman Hallaçi do të jetë tani e tutje trajneri i ri i Ilirisë së Fushë-Krujës. Lajmi është bërë nga mediat te cilat e bejne fakt te kryer nje emerim te tille.

Do të vazhdojnë të jenë pjesë e stafit Afrim Deliu dhe Besnik Hasa, që e kanë drejtuar deri më tani ekipin. Iliria është pjesë e Kategorisë së Dytë në Grupin A dhe pas investimit të bërë këtë sezon nga familja Selmani, pretendon ngjitjen në Kategorinë e Parë.