E ka bere me disa skuadra te tjera me pare si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove dhe e beri edhe sot zyrtarisht me Pogradecin duke e ngjitur ate ne kategorine e pare te futbollit shqiptar. E kemi fjalen per trajnerin shkodran Samuel Nikaj.

Me fitoren e sotme 4-1 ndaj Turbines ne ndeshjen e javes se fundit te kampionatit, Pogradeci shpallet kampion i grupit B te kategorise se dyte dhe siguron ngjitjen nje kategori me lart per sezonin e ardhshem.

Nje sukses mese i merituar i kesaj skuadre e cila arriti te grumbullonte 52 pike duke zene vendin e pare pas 20 javesh kampionat. Nje ecuri fantastike prej 16 fitoresh dhe 4 barazimesh, nderkohe qe fjala “humbje” per Pogradecin nuk ekzistoi kete sezon. Ai la ne vendin e dyte nje skuader me shume tradite si Luftetari.

Por liqenoret e Samuel Nikajt kane qene fantastike ne te gjitha drejtimet. Ata po ashtu kane numrin me te madh te golave te shenuar ne kampionat- plot 40 dhe njekohesisht jane skuadra qe ka pesuar me pak gola, vetem 11.

Ne keto rrethana objektivi per trajnerin shkodran u arrit me shume sukses pas dy vitesh pune ne Pogradec duke e ngjitur skuadren e ketij qyteti nje kategori me lart. Ashtu siç ka bere me pare me Flamurtarin e Prishtines, Kastriotin e Krujes dhe Vushtrine po ne Kosove te cilat i ngjiti nje kategori me lart, e kete e beri edhe sot me Pogradecin./www.shkodrasport.com/