...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREZYRTARE / 'Shkodra Sport' e paralajmëroi prej ditësh, Vllaznia firmos me sulmuesin...

ZYRTARE / ‘Shkodra Sport’ e paralajmëroi prej ditësh, Vllaznia firmos me sulmuesin Darko Dodev

“Shkodra Sport” kishte disa ditë që e kishte paralajmëruar, por vetëm ditën e sotme është zyrtarizuar. Fjala është për sulmuesin maqedonas Darko Dodev, i cili tashmë është pjesë e Vllaznisë.

25-vjeçari ka firmosur për tre vitet e ardhshme me kuqeblutë dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ta. Dodev luan në repartin e sulmit si winger i majtë, pikërisht aty ku këtë sezon luajti Latifi.

“Darko Dodev nga sot është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës tonë.

Ai luan në rolin e sulmuesit anësor dhe për të kjo është eksperienca e parë jashtë vendit të tij. Welcome Darko Dodev!“- shkruhet ne faqen e klubit Vllaznia.
Maringlen ZHIVANI

EKSKLUZIVE/ Vllaznia arrin akordin me një sulmues maqedonas

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.