Vllaznia është shumë pranë shtimit të forcave në sulm, teksa së fundmi drejtuesit janë pranë afrimit të një futbollisti nga Maqedonia e Veriut. Nga burime të “Shkodra Sport” mësohet se, sulmuesi anësor Darko Dodev është shumë pranë firmës në kontratë me shkodranët.

Futbollisti duket se ka rënë dakord me drejtuesit e Vllaznisë dhe pritet t’i bashkohet grupit kuqeblu në ditën e parë të stërvitjes. Më parë, 25-vjeçari ka luajtur në kampionatin maqedonas, ku së fundmi ka qenë pjesë e Bregalnica Stip, me të cilët ka zhvilluar 29-ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola gjatë këtij sezoni.

Lajmi për afrimin e Dodev konfirmohet për “Shkodra Sport” edhe nga vetë burime pranë klubit Vllaznia, që me këtë afrim shpreson të ndryshojë për mirë gjendjen e saj në fazën sulmuese.

Prezantimi i këtij lojtari apo dhe ndonjë tjetri pritet të bëhet me shumë siguri pas prezantimit të trajnerit të ri që mendohet të jetë pasditen e sotme.
Maringlen ZHIVANI