Oret kalojne dhe tashme duket se jemi shume prane emerimit te trajnerit te ri te Vllaznise. Burime te gazetes bejne te ditur se me shume te ngjare postin e trajnerit te skuadres shkodrane nga dita e sotme do ta mbaje Migen Memelli.

Nga vete klubi shkodran çdo gje eshte bere ne fshehtesi te plote, por duket se akordi eshte arritur me trajnerin ne fjale dhe pasdite ai do te prezantohet. Ish- trajneri i Skenderbeut ka dale sot si kandidature e papritur, te pakten ne opinion.

Por mesa duket drejtuesit e klubit shkodran kishin dite qe ishin ne kontakte me te edhe ngaqe Vllaznia eshte ne bisedime me disa lojtare dhe kuptohet qe ata duhej te merrnin aprovimin e trajnerit te ri.

Megjithate te presim. Gjithçka mund te ndodhe ne oret ne vijim, por shanset me te medha jane qe Migen Memelli te zyrtarizohet si trajneri i ri i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/