Tashmë nuk ka më dyshime, zbulimi i pak ditëve më pare nga ‘’PanoramaSport’’ u konkretizua. Erald Çinari do të jetë futbollist i skuadrës turke të Samsunsporit.

Sulmuesi shkodran ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me një vit të drejtë rinovimi teksa detaje të tjera priten në vazhdim.

Shkodrani largohet kështu pas 3 sezoneve te Partizani ku arriti të jetë një ndër lojtarët kyç të demave të kuq.

Lajmin e ka bere te ditur vete klubi turk sipas te cilit me sulmuesin shkodran eshte firmosur nje kontrate trevjecare me te drejte zgjatje edhe per nje te katert.